Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

Kinë/ Agjencia e inteligjencës paralajmëron qytetarët: Kujdes nga kurthet e 'bukurisë ekzotike'

Kinë/ Agjencia e inteligjencës paralajmëron qytetarët: Kujdes nga kurthet e 'bukurisë ekzotike'

08:26, 26/01/2024
A+ Aa A-

'Bukuria ekzotike' ka vendosur alarmin tek autoritetet kineze. 

Sipas Ministrisë së Sigurimit të  Shtetit kjo 'bukuri ekzotike' po përdoret si kurth nga spiunazhet e vendeve të huaja ndaj Kinës. 

Po sipas kësaj minstrie një shtetas kinez Li Si i cili shkoi në nj klub natë ndërsa ishte në një udhëtim jashtë shteti ra pre  e këtij kurthi dhe më vonë u shantazhua nga spiunët e huaj.

Titulli i postimit të ministrisë në WeChat ishte, "Gjueti për bukurinë? Mund të bëheni pre" .

Analistët thonë se paralajmërime të tilla pasqyrojnë një ndjenjë pasigurie midis udhëheqësve të Kinës.

Ministria e Sigurisë së Shtetit, e cila funksionon si agjenci e inteligjencës dhe policisë sekrete të Kinës, ka ngritur gjithnjë e më shumë alarmin tek qytetarët për rreziqet e spiunëve të huaj.

Ministria ka bërë publike edhe rastet e personave të arrestuar për spiunazh në Kinë. Në fillim të këtij muaji, ministria tha se Pekini kishte arrestuar një individ që dyshohet se po spiunonte për shërbimin e inteligjencës së jashtme britanike, MI6 .

Paralajmërimi më i fundit, i cili hyri në detaje grafike, thoshte se një guidë turistike lokale e ftoi zotin Li në një vend argëtimi për të rritur dhe e ftoi atë të "zgjedhte" disa gra për natën. Nuk specifikohet se kur dhe ku ka ndodhur ngjarja.

 

Li, i cili supozohet se punon për një firmë shtetërore, nuk e dinte se aktivitetet e tij po gjurmoheshin derisa disa "të huaj të veshur me uniformë" hynë në dhomën e tij dhe e fotografuan lakuriq, sipas postimit.

Ata më pas i përdorën ato fotografi për të shantazhuar zotin Li dhe për ta detyruar atë të bashkohej me organizatën e tyre të inteligjencës. Z. Li dorëzoi laptopin e tij të punës nga frika, tha ministria.

“Në këtë mënyrë, kompjuteri i cili përmbante afër 10 vjet informacion të klasifikuar ra në duart e organizatës së spiunazhit”, thuhet në postim.

Ai shtoi se "makthi i zotit Li nuk kishte përfunduar" edhe pasi ai u kthye në Kinë, ai vazhdimisht detyrohej t'i jepte organizatës informacione të klasifikuara.

"Në fund, zoti Li [u shndërrua] plotësisht në një kukull në mëshirën e grupit të inteligjencës së huaj dhe i ka shkaktuar dëm të pamatë sigurisë kombëtare të Kinës." tha ministria. Ai shtoi se Li ishte arrestuar dhe do të përballet me një "gjykim rigoroz".

Ministria ka postuar përditësime të shpeshta në faqen e saj zyrtare WeChat që kur u lançua në gusht. Në muajin e kaluar, ajo gjithashtu ka paralajmëruar qytetarët që të mos fotografojnë pajisje ushtarake. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco