Landsbergis: Fitorja e Ukrainës varet nga mbështetja jonë

Landsbergis: Fitorja e Ukrainës varet nga mbështetja jonë

08:33, 26/01/2024
A+ Aa A-

Viti 2024 mund të jetë një vit veçanërisht i rëndësishëm për përparimin e luftës në Ukrainë dhe kjo do të varet shumë nga ne,  deklaroi ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, pas mbërritjes së tij sot në Kiev.

”Nëse Ukraina merr mbështetjen e nevojshme nga Perëndimi, shanset e saj për fitore do të rriten ndjeshëm”, shtoi Landsbergis, pas mbërritjes së tij në Kiev.Gjatë qëndrimit të tij, Landsbergis do të takohet me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, Oleksiy Danilov dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit ukrainas me të cilët do të diskutojë për bashkëpunimin në mbrojtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco