Sulmet në Jemen tregojnë se lufta në Lindjen e Mesme po përhapet Luftëtarët Houthi fotografuar në Sanaa dje

Sulmet në Jemen tregojnë se lufta në Lindjen e Mesme po përhapet

07:49, 13/01/2024
A+ Aa A-

BBC- Tashmë ajo që pritej ka ndodhur.

Sulmet në Jemen ndaj grupit rebel Houthis nga SHBA dhe Britania e Madhe tregojnë se lufta në Lindjen e Mesme ka filluar të shtrihet më gjerë.

Shpresat për frenimin e asaj që po ndodh mbështeten në faktin se ajo është ende relativisht e nivelit të ulët, krahasuar me skenarët e rasteve më të këqija të luftës rajonale.

Sulmet e SHBA-së dhe Britanisë ndaj Houthis në Jemen nuk kanë të bëjnë vetëm, siç kanë sugjeruar ministrat në Londër, për lirinë e lundrimit dhe tregtinë botërore.

Ato janë të lidhura drejtpërdrejt me ngjarjet në Gaza dhe përfaqësojnë një përshkallëzim të krizës që ka kapluar rajonin.

Houthis u zotuan menjëherë të përgjigjen. Është gjithashtu plotësisht e mundur që milicitë pro-iraniane në Irak dhe Siri të rrisin aksionin që po ndërmarrin kundër forcave amerikane në rajon.

Nëse ky 'teatër' nxehet më shumë forcat amerikane do të hakmerren, do të jetë më e vështirë për përpjekjet e diplomacisë amerikane për të shmangur luftën e gjithanshme midis Izraelit dhe Hezbollahut, milicisë libaneze dhe lëvizjes politike të mbështetur nga Irani.

Houthi-t janë gjithashtu pjesë e rrjetit të aleatëve dhe përfaqësuesve, i ashtuquajturi bosht i rezistencës, që Irani ka ndërtuar për t'i dhënë mbrojtje kundër armiqve të tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco