KUBË/ Çmimi i benzinës do të rritet me mbi 500%, Inflacioni shkon në 30%

KUBË/ Çmimi i benzinës do të rritet me mbi 500%, Inflacioni shkon në 30%

12:04, 10/01/2024
A+ Aa A-

Çmimi i benzinës në Kubë do të rritet me më shumë se 500%, duke filluar nga 1 shkurti.

Çmimi i një litri benzinë ​​do të shkojë nga 25 pesos kubane (0,20 cent amerikan) në 132 (1,10 dollarë), që është e barabartë me +528%, njoftoi ministri i Financave, Vladimir Regueiro.

Qeveria, e cila subvencionon pothuajse të gjitha shërbimet dhe mallrat bazë të konsumit nga kubanezët, përshkroi në dhjetor një sërë masash për krizën ekonomike që prek vendin.

Sipas vlerësimeve zyrtare, PBB-ja u tkurr deri në 2% në 2023, ndërsa inflacioni u mbyll në 30%.

Masat e qeverisë kubane

Ekzekutivi miratoi gjithashtu një zgjerim të buxhetit publik për vitin 2024 për deficitin fiskal me 44%, që analistët thonë se është e barabartë me rreth 15% të PBB-së.

Në fund të muajit, autoritetet pranuan se nuk ishte e qëndrueshme vazhdimi i shitjes së karburanteve me çmime “të subvencionuara”.

“Vendi nuk mund të mbajë çmimin e karburantit, i cili është më i liri në botë në krahasim me çmimet e vendeve të tjera”, nënvizoi ministri i Ekonomisë, Alejandro Gil.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco