Franca zgjedh kryeministrin e parë homoseksual/ Kush është Gabriel Attal, i mbiquajtur 'foshnja Macron'

Franca zgjedh kryeministrin e parë homoseksual/ Kush është Gabriel Attal, i mbiquajtur 'foshnja Macron'

18:18, 09/01/2024
A+ Aa A-

Gabriel Attal është emëruar kryeministri i ardhshëm i Francës, pasi Emmanuel Macron synon krijojë qeverinë e re.

Në moshën 34-vjeçare, Attal bëhet kështu kryeministri më i ri në historinë moderne franceze, duke kaluar edhe socialistin Laurent Fabius, i cili ishte 37 vjeç kur u emërua nga François Mitterrand në 1984.

Attal është gjithashtu kryeministri i parë homoseksual në historinë e Francës.

Attal zëvendëson Élisabeth Borne, e cila dha dorëheqjen pas 20 muajsh në detyrë. Gabriel Attal, aktualisht është ministër i Arsimit.

Ai tani do të ketë detyrën të udhëheqë qeverinë franceze në zgjedhjet e rëndësishme të Parlamentit Evropian në qershor.

Ngritja e tij ka qenë e shpejtë. Dhjetë vjet më parë ai ishte një këshilltar i panjohur në ministrinë e Shëndetësisë dhe një anëtar i socialistëve me karta.

Gabriel Attal, i cili shërbente si ministër i arsimit, është referuar gjithmonë me epitetin  "Foshnja Macron" për sa i përket ambicieve të tij, pranisë së fortë mediatike dhe politikës centriste, dhe konsiderohet fytyra më e njohur e rrethit të tij të ngushtë. të politikanëve të rinj rreth presidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco