Goditet baza izraelite ndërsa përleshjet përgjatë kufirit me Libanin vazhdojnë

Goditet baza izraelite ndërsa përleshjet përgjatë kufirit me Libanin vazhdojnë

12:30, 09/01/2024
A+ Aa A-

Ushtria izraelite IDF ka konfirmuar se një bazë ushtarake në veri të Izraelit është goditur nga një dron i nisur nga libani sot.

Hezbollahu më herë tha se kishte shënjestruar një postë komanduese izraelite në Safed.

Ushtria izraelite tha se askush nuk u vra në sulm.

Ai tha gjithashtu se raketat ishin lëshuar nga Libani drejt dy komuniteteve kufitare.

IDF-ja konfirmoi se avionët e saj luftarakë shënjestruan atë që e quajti ‘infrastrukturë terroriste’ në fshatin Kila në Libanin jugor këtë mëngjes dhe lëshuan dronë kundër një objektivi të pasfecifikuar.

Kjo vjen pasi një sulm i dukshëm izraelit me dron vrau një komandant të lartë të Hezbollahut të hënën.

Ka pasur përleshje të rregullta përgjatë kufirit verior të Izraelit me Libanin midis IDF dhe milicisë të mbështetur nga Irani i cila është aleate me hamasin që nga 7 tetori. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco