Vogëlushja sheh të atin ulur pranë një gruaje të panjohur në avion dhe reagimi është epik

Vogëlushja sheh të atin ulur pranë një gruaje të panjohur në avion dhe reagimi është epik

11:57, 09/01/2024
A+ Aa A-

Fëmijët shihen shpesh si qenie naive dhe të pafajshme që të lënë pa fjalë e të gjejnë të papërgatitur në situata të ndryshme.

Fytyrat e tyre tregojnë atë se çfarë ndjen zemra realisht, ndërsa nuk kanë kurrë frikë të thonë mendimet e tyre. Pikërisht në këtë linjë, një nënë e re me emrin Jeraldine Blackman (@theblackmanfamilyofficial) postoi një video në Instagram që tregon sesi reagoi vajza e saj kur kuptoi se i ati nuk do të udhëtonte në të njëjtën sedilje me të në avion.

Familja Blackman përbëhet nga Josh, babai, Jeraldine, nëna dhe dy fëmijët e tyre, Nimo dhe Jette. Faqja e tyre në Instagram i dedikohet videove të familjes që janë rreth bisedave dhe ndërveprimeve të përditshme.

Kjo video e veçantë fillon me vajzën e vogël, Jette, duke i pëshpëritur diçka nënës së saj. Jette tregon sediljet ngjitur me to në aeroplan teksa i tërheq vëmendjen mamasë së saj për atë se çfarë po ndodh.

Ajo thotë: "Mami, babi është ulur me një vajzë tjetër". Jette e thotë këtë me shumë bindje dhe vendosmëri, me një ton se kjo nuk është normale. Më pas ajo vazhdon të shikojë pa ndalim të atin.

Videoja kthehet te Jette, e cila duket se nuk mund ta kuptojë faktin pse babai i saj është ulur me një grua tjetër në vend të nënës së saj ose me të. Vogëlushja shfaqet në video duke mbulur sytë, teksa thotë se nuk i pëlqen kjo gjë. Ajo tund kokën në shenjë mosmiratimi, ndërsa gruaja vazhdon të qeshë.

Ky episod ka mjaftuar që video të marrë shumë komente në lidhje me reagimin e lezetshëm të vogëlushes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco