Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Është e vështirë ta thuash më zë të lartë', rrëfimi prekës i prezantueses në studion e lajmeve

10:46, 09/01/2024
A+ Aa A-

Të tregosh në publik se vuan nga kanceri, nuk është e lehtë… por gazetarja e CNN, edhe pse me zërin që i dridhej, tregoi sfidën me të cilën po përballet, duke dhënë një mesazh të fortë.

Rrëfimi emocionues dhe shumë prekës i Sarah Schindner është bërë tashmë virale në rrjetet sociale, teksa nga studio e lajmeve tha se është në fazën e tretë të kancerit të gjirit dhe se po vijon kimioterapinë.

“Nuk kam qenë sëmurë asnjë ditë në jetën time. Unë nuk pi duhan… . E megjithatë ja ku jam me kancerin e gjirit në fazën e tretë. Është e vështirë të thuash me zë të lartë. Për të gjitha ju motrat e mia, ju lutemi bëni mamografitë tuaja çdo vit ”, tha ajo, teksa nuk mundi dot t’i mbante lotët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco