Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

‘Netanyahu ka nevojë të mbijetojë politikisht’, Washington Post: SHBA paralajmëroi ‘privatisht’ Izraelin

‘Netanyahu ka nevojë të mbijetojë politikisht’, Washington Post: SHBA paralajmëroi ‘privatisht’ Izraelin

10:45, 07/01/2024
A+ Aa A-

Ndërkohë që flitet për mundësinë e sulmeve të Izraelit në Liban, SHBA ka paralajmëruar liderët iraelitë se një hap i tillë nuk do të ishte lëvizja “më e zgjuar”.

Duke cituar vlerësimin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes së SHBA (DIA), Washington Post raporton se zyrtarët e administratës së Biden kanë paralajmëruar “privatisht” Izraelin, se një luftë me Hezbollahun në Liban, ndërkohë që vijon lufta në Gaza, do të sillte një dobësim të dukshëm të forcës ushtarake të Izraelit.

“Zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar se Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të shohë mundësinë e zgjerimit të luftës në Liban, si çelës për mbijetesën e tij politike mes kritikave të brendshme”, thuhet në raport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco