Dhjetëra mijëra të vrarë dhe sulme mbi civilët/ Ja cilat janë momentet kyçe të luftës mes Hamasit dhe Izraelit

Dhjetëra mijëra të vrarë dhe sulme mbi civilët/ Ja cilat janë momentet kyçe të luftës mes Hamasit dhe Izraelit

08:55, 07/01/2024
A+ Aa A-

Kanë kaluar tre muaj që nga sulmi shkatërrues i Hamasit që shkaktoi luftën e Izraelit në Gaza dhe luftimet vdekjeprurëse kanë çuar në një krizë të tmerrshme humanitare.

Ushtria izraelite filloi një ofensivë në enklavën palestineze pasi militantët e Hamasit filluan një sulm brutal ndaj Izraelit më 7 tetor, ku persona të armatosur vranë rreth 1200 persona dhe morën peng më shumë se 200 njerëz, sipas autoriteteve izraelite.

Tre muaj pas sulmit, më shumë se 22,700 banorë të Gazës janë vrarë, sipas ministrisë së shëndetësisë palestineze.

Momentet kryesore të konfliktit:

7 tetor: Sulmi i Hamasit. Sulmi i papritur i Hamasit më 7 tetor shënoi sulmin më të madh terrorist në historinë e Izraelit. Të paktën 1500 luftëtarë të Hamasit u dyndën përtej kufirit në Izrael nga toka, deti dhe ajri. Menjëherë pas ngjarjes, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ishte “në luftë”.

9 tetor: Izraeli urdhëron “rrethimin e plotë” të Gazës. Dy ditë më pas, Netanyahu tha se ushtria izraelite do të sulmonte Hamasin me një forcë “si kurrë më parë”, me qëllim shkatërrimin e grupit militant.

13 tetor: Një eksod në rritje. Ushtria izraelite u tha 1.1 milion njerëzve në Gazën veriore që të evakuonin menjëherë shtëpitë e tyre, ndërsa ajo shtoi reagimin e saj. Që nga fillimi i konfliktit, Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 1.9 milion njerëz janë zhvendosur.

17 tetor: Qindra të vrarë në spitalin e Gazës. Një shpërthim vdekjeprurës ndodhi në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza, i cili po strehonte mijëra njerëz të evakuuar nga zonat të cilat ishin nën sulm. CNN zbuloi se shpërthimi ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një raketë e cila nuk ka funksionuar sicc duhet, e lëshuar nga militantët palestinezë.

27 tetor: Izraeli zgjeron ofensivën tokësore. Pas një lufte të kryer kryesisht nga ajri, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se po “zgjeronte operacionet tokësore” në Gaza.

15 nëntor: Bastisja e spitalit Al-Shifa. Izraeli nisi një operacion kundër Hamasit brenda spitalit më të madh të Gazës, ku besohej se ishin strehuar mijëra palestinezë. Kushtet në spital u përkeqësuan me shpejtësi gjatë ditëve të luftimeve. Bastisja nxiti kritika ndërkombëtare.

24 nëntor: Vendosja e një armëpushimi. Pas ditëve negociatash të kujdesshme, një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit solli një pauzë luftimesh. Si pjesë e armëpushimit, u lëshuan pengje civilë të kapur nga militantët e Hamasit.

1 dhjetor: Merr fund armëpushimi. Një javë më vonë, ushtria izraelite rifilloi luftimet kundër Hamasit në Gaza, duke akuzuar grupin për thyerjen e kushteve të armëpushimit. Fokusi i Izraelit filloi të zhvendosej nga Gaza veriore në jug të Gazës.

15 dhjetor: Vriten pengje në një bastisje të dështuar. Ushtarët izraelitë qëlluan dhe vranë tre pengje izraelite në Gazën veriore pasi i keqidentifikuan ata si subjekte që paraqisnin kërcënim. Mbrojtja izraelite tha se të shtënat ishin kundër rregullave dhe se ushtarët e përfshirë do të përballeshin me procedura disiplinore.

1 janar: Izraeli njofton tërheqjen e pjesshme. Në ditën e parë të vitit të ri, Izraeli njoftoi se së shpejti do të fillonte tërheqjen e mijëra ushtarëve nga Gaza në përgatitje për një fazë të re të konfliktit, megjithëse një zyrtar i lartë paralajmëroi se ai priste që luftimet të vazhdonin gjatë gjithë vitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco