Ministri kinez: Bashkëpunimi Kinë-SHBA nuk është opsion, por urgjencë

Ministri kinez: Bashkëpunimi Kinë-SHBA nuk është opsion, por urgjencë

15:07, 05/01/2024
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha të premten se detyra më urgjente në marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i drejtë mes palëve, duke theksuar se kjo “nuk është më vetëm opsion” për botën.

Bashkëpunimi është “zgjidhja më e drejtë që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të kalojnë mirë”, tha Wang gjatë një fjalimi për shënimin e 45-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe SHBA-së, shkruan REL.

“Mund të thuhet se bashkëpunimi Kinë-SHBA nuk është më opsion për të dyja vendet dhe madje as për botën, por një urgjencë e cila duhet të adresohet seriozisht”, tha Wang.

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë qenë të tensionuara për një sërë çështjesh, përfshirë për sigurinë kombëtare, konfliktet globale, kufizimet tregtare, ndryshimin klimatik dhe Tajvanin.

Mosmarrëveshjet diplomatike u përkeqësuan vitin e kaluar, pasi të dyja vendet e akuzuan njëra-tjetrën se lëshuan balona të lartësisë së madhe mbidetare mbi hapësirat ajrore të njëra-tjetrës.

Gjatë javës së kaluar, dy superfuqitë kryen stërvitje ushtarake në Detin e Kinës Jugore, ku mosmarrëveshjet rrethi territorit të kontestuar të rajonit po intensifikohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco