Vrasje makabër në Itali! Dy gra rumune gjenden të pajeta, njëra prej tyre e djegur, jetonin vetëm pak metra larg njëra-tjetrës

Vrasje makabër në Itali! Dy gra rumune gjenden të pajeta, njëra prej tyre e djegur, jetonin vetëm pak metra larg njëra-tjetrës

11:53, 05/01/2024
A+ Aa A-

Dy shetase rumune janë gjetur të vdekura në Naro, Agrigento të Italisë, në dy shtëpi të ndryshme. Trupi i 57-vjeçares, Maria Russ, është gjetur i djegur. Hetuesit po vlerësojnë hipotezën e një vrasjeje të dyfishtë.

Zbulimi tragjik u bë nga zjarrfikësit të cilët iu përgjigjën gjatë natës zjarrit në Vicolo Avenia. Menjëherë pas kësaj, gruaja e dytë, 58-vjeçarja Delia Zarniscu, u gjet e vdekur në via Da Vinci, mes një ‘pellgu me gjak’. 

Karabinierët e Naro dhe departamenti i operacioneve të Agrigento po vijojnë hetimet, raportojnë mediat italiane.

Nga të dhënat paraprake, mund të bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë, pasi shtëpitë nuk janë shumë larg njëra-tjetrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco