Planifikuesja e 'masazheve' të Jeffrey Epstein po pret me qetësi publikimin e mesazheve të rrjetit të trafikut seksual të pedofilit

Planifikuesja e 'masazheve' të Jeffrey Epstein po pret me qetësi publikimin e mesazheve të rrjetit të trafikut seksual të pedofilit

11:15, 02/01/2024
A+ Aa A-

Planifikuesja e "masazheve" të Jeffrey Epstein, Sarah Kellen, "po pret në heshtje" daljen e dokumenteve bombë

Ish-asistentja e Jeffrey Epstein "po pret në heshtje" të pashmangshmen, pasi dokumentet e gjykatës që ekspozojnë më shumë se 170 persona me lidhje me rrjetin e trafikut seksual të pedofilit do të publikohen të martën.

Sarah Kellen, 44 vjeçe, e cila dyshohet se planifikoi "masazhet" në të cilat Epstein abuzonte seksualisht me viktimat e tij, po pret të shohë nëse emri i saj do të jetë pjesë e daljes së dokumenteve bombë, por mund të përdorë sekretet e saj të brendshme për të shpëtuar nga telashet, sipas një raporti.

Kellen thuhet se i ka mbajtur planet e saj të fshehta gjatë viteve të fundit në pritje të një zbulimi të tillë që mund ta nxjerrë atë si një pjesë përbërëse e aktivitetin të perversit.

Image

"Ajo ishte në rreshtin e parë të perversitetit. Ato që do ajo do të tronditnin botën", tha për The Messenger një burim i afërt i Kellenit dhe bashkëshortit të saj, ish-piloti i NASCAR Brian Vickers.

"Ajo ka kaq shumë për të thënë, për të mbrojtur veten e saj."

Nuk është e qartë nëse Kelleni do të shfaqet si një nga emrat, të njohur vetëm si I Panjohuri dhe e Panjohura më parë, që pritet të zbulohen në dokumentet pasi gjykatësja federale e Manhatanit, Loretta Preska kohët e fundit vendosi se ata do të hapen në vitin e ri. Ish-presidenti Bill Clinton dhe princ Andrew pritet të jenë ndër emrat e njerëzve shumë të shquar në hetim.

Kellen punoi për Epstein për disa vite duke filluar nga fillimi i viteve 2000 dhe është quajtur një "pjesëmarrëse ndërgjegjshme" në skemën e tij perverse që përfshin vajza të mitura. Por ajo i është shmangur kryesisht syrit të publikut pasi ish-shefi i saj kreu vetëvrasje në vitin 2019 dhe partnerja e tij, Ghislaine Maxwell, u dënua dy vjet më vonë për trafikim seksual të vajzave të reja.

Ajo dhe Vickers jetojnë në një "kështjellë" luksoze në Miami Beach, me hyrje private që sigurojnë që ajo nuk mund të befasohet me fletëthirrje në gjyq, sipas burimit.

"Ata kanë shijuar anonimitetin bazë, privatësinë dhe lirinë për shumë vite," i tha njhë person i brendshëm gazetës. "Ata nuk duan asnjë ndryshim. Pra, modeli për të cilin ata jetojnë, i cili është shumë i kujdesshëm, thuajse deri në paranojë, nuk është pa qëllim."

Burimi tha se Kellen, e cila më parë pretendonte se ishte abuzuar rregullisht seksualisht nga Epstein, mund të shkruante një libër me të gjitha detajet e gjithçkaje që di për shefin e saj dhe Maxwell-in, por ka qëndruar e heshtur në mënyrë që ta mbajë informacionin si "një biletë daljeje nga burgu". "Është më e vlefshme për të që të mbajë informacionin nëse i nevojitet për të qëndruar e lirë," tha burimi.

Image

Edhe pse Kellen nuk është akuzuar për një krim, ajo tashmë është përmendur në dokumentet e paraqitura në një padi për shpifje të vitit 2015 nga akuzuesja e Epstein-it, Virginia Roberts Giuffre, e ngritur kundër Maxwell-it. Kellen është përmendur gjithashtu në mënyrë të përsëritur në gjyqin penal federal të Maxwell-it në Manhattan, me një viktimë që pretendonte se asistentja organizonte "masazhe" ku Epstein e abuzonte atë dhe e fotografonte nudo.

Gjatë dënimit të Maxwell-it në vitin 2022, gjykatësja Alison Nathan e cilësoi Kelleni një "pjesëmarrëse të vetëdijshme në komplotin kriminal".

Kelleni nuk iu përgjigj ërkesës së The Post për komentImage

Disa njerëz të identifikuar në dokumente kanë zbuluar tashmë lidhjen e tyre me Epstein-in ose rrjetin e tij pervers të trafikimit seksual. Shumë akuzuese dhe viktima të supozuara pritet të përmenden, së bashku me njerëz që kanë punuar për Epstein-in ndër vite, kanë qenë pjesë e rrethit të tij të ngushtë ose që dyshohet se kanë marrë pjesë në krimet e tij.

Nxjerrja e dokumenteve gjyqësore pritet të bëhet më 2 janar./New York Post - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco