Intensifikohen sulmet, rritet numri i viktimave në Gaza

Intensifikohen sulmet, rritet numri i viktimave në Gaza

20:40, 29/12/2023
A+ Aa A-

‘Jeta ime, sytë e mi, shpirti im’, shkruan një bashkëshort mbi arkivolin e mbështjellë me një pluhur të bardhë rreth bashkëshortes pasi lufta që shkatërroi Gazën i mori jetën.

Një djalë shkruan ‘nëna ime dhe gjithçka’ në pëlhurën që mbulon të ëmën e tij, një tjetër viktimë nga më shumë se 21,000 palestinezët e vrarë në  luftën Izrael-Hamas.

Gjatë 12 javëve të fundit, copa e rrobave të bardha është bërë një simbol i vdekjeve të civilëve.

Megjithatë,  jo të gjithë arkivolët mbajnë dedikime duke qenë se për shkak të kaosit të luftës viktimat nuk mund të identifikohen menjëherë. Fatkeqësisht, viktimat nuk kanë patur të ndalur edhe këtë të premte.

Të paktën 35 persona janë vrarë në kampet e refugjatëve Nuseirat dhe Maghazi pas bombardimeve izraelite në Gazën qendrore. Tel Avivi ka  zgjeruar operacionin ushtarak në qytetin jugor të Khan Younis.

Të paktën 20 viktima, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë, janë raportuar në një sulm ajror pranë spitalit të Kuvajtit në Rafah, pranë kufirit me Egjiptin.

Por teksa luftimet vijojnë, zgjidhja e konfliktit duket e largët. Kabineti i kryeministrit Benjamin Netanyahu do të takohej për të diskutuar një marrëveshje me Hamasin, por ajo është anuluar.

Media britanike ‘Sky News’ shkruan se Netanyahu  nuk ka dashur të rrezikojë qeverinë dhe pozitën e tij si kryeministër pas presionit në rritje nga partnerët në qeverinë e koalicionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco