Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Papa flet me Zelensky për një formulë për paqen, Ukraina zgjohet me sirenat e sulmeve ajrore

Papa flet me Zelensky për një formulë për paqen, Ukraina zgjohet me sirenat e sulmeve ajrore

13:09, 29/12/2023
A+ Aa A-

Alarmet ajrore u aktivizuan, gjatë natës, në Kiev dhe disa rajone qendrore të Ukrainës për shkak të kërcënimeve për sulme nga avionët rusë.

Forcat Ajrore Ukrainase lëshuan alarmin për raketa në Kiev, Chernihiv, Cherkasy, Kirovohrad pas nisjes së 9 bombarduesve strategjikë Tu-95MS nga aeroporti i Olenya në rajonin veriperëndimor rus të Murmansk.

Kharkivi ishte qyteti më i goditur nga sulmet e natës së kaluar, ku 6 shpërthime të fuqishme tronditën zonën. Ende nuk ka të dhëna për të lënduar, teksa autoritetet lokale iu kërkojnë qytetarëve që të vijojnë të qëndrojnë në vendstrehime.

Ndërkohë, shpërthime ka pasur edhe në Kiev, në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Ukraina reagoi pas këtyre sulmeve ajrore, përmes një prej këshilltarëve të presidentit Zelensky, duke i rikujtuar perëndimit se rezistenca kundër Rusisë ka nevojë të mbështetet pa kushte.

Më herët, gjatë së enjtes presidenti Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me Papa Franceskun, të cilin e falënderoi për mbështetjen shpirtërore që i jep popullit ukrainas.

Sipas medias së Vatikanit, në telefonatën Papa Francesku-Zelensky u diskutua për punën e përbashkët për gjendjen e një formule për paqen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco