Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sërish zjarr në Liban, raportohet për tre të vdekur

Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sërish zjarr në Liban, raportohet për tre të vdekur

16:38, 27/12/2023
A+ Aa A-

Tre persona kanë vdekur gjatë natës në sektorin lindor të Libanit jugor gjatë një sulmi ajror izraelit, sipas agjencisë kombëtare të lajmeve libaneze.

Mediat sociale të Hezbollahut emëruan një nga luftëtarët e saj si të vrarë në atë incident. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë gjatë natës një avion luftarak goditi një vendndodhje të Hezbollahut në Liban. Sakaq u bë me dije se u sulmuan edhe disa zona të tjera në Liban.

IDF tha gjithashtu se synonte burimet e zjarrit që vinin nga Libani pasi sirenat u dëgjuan në kibuc Rosh HaNikra, në Detin Mesdhe në Izraelin veriperëndimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco