Pamje të rënda/ Momenti kur policia gjermane ekzekuton në mes të rrugës një shtetas turk

Pamje të rënda/ Momenti kur policia gjermane ekzekuton në mes të rrugës një shtetas turk

22:27, 26/12/2023
A+ Aa A-

Në Mannheim të Gjermanisë, policia ka qëlluar dhe vrarë në mes të rrugës një shtetas turk me probleme të shëndetit mendor, i cili mbante një thikë në dorë dhe ngriti alarmin te komuniteti lokal.

Incidenti ndodhi në landin e Baden-Württemberg kur policia u njoftua për një krim në zonë. Autoritetet gjetën 49-vjeçarin Ertekin Ocakan gjysmë të zhveshur dhe duke mbajtur një thikë në dorë.

Oficerët e paralajmëruan vazhdimisht 49-vjeçarin që të hidhte thikën, por iu desh ta qëllonin katër herë kur ai i sulmoi. Özkan u plagos rëndë dhe vdiq në spitalin ku u dërgua.

Vajza e të ndjerit tha më pas për mediat se babai i saj kishte probleme të shëndetit mendor dhe policia ishte në dijeni të këtij fakti, ndaj sipas saj i ati është viktimë e një vrasjeje.

 

 

Ndërkohë, banorët vendas mbrojnë veprimet e policisë duke thënë se 49-vjeçari ishte duke u rehabilituar pasi ka qenë përdorues droge, por kishte filluar të përdorte sërish.

Por, ndërkohë në Turqi ka zemërim për ekzekutimin e 49-vjeçarit dhe konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Karlsruhe shkoi me urgjencë në Mannheim, pas incidentit.

Ai mori informacione nga autoritetet policore, vizitoi shtëpinë e Ozkanit dhe shprehu ngushëllimet tek të afërmit e tij. Në deklaratën e tij për mediat ai tha: “Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë çështjen në të gjitha dimensionet e saj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco