Tragjedi në Rumani/ Bujtina përfshihet nga flakët, 5 të vdekur, mes tyre edhe një i mitur

Tragjedi në Rumani/ Bujtina përfshihet nga flakët, 5 të vdekur, mes tyre edhe një i mitur

18:45, 26/12/2023
A+ Aa A-

5 persona, mes tyre një i mitur, kanë humbur jetën pasi një bujtinë në Rumani u përfshi nga flakët.

Sipas AFP zjarri në këtë bujtinë, e cila ndodhet 100 kilometra në veri të Bukureshtit, ka rënë mëngjesin e sotëm, ndërsa po ashtu kanë mbetur të plagosur tre të tjerë, ndërsa një person rezulton i zhdukur.

Sipas raportimeve të mediave vendase, kjo bujtinë nuk ishte e pajisur me certifikatën e sigurisë ndaj zjarreve, mangësi që i ishte konstatuar që në 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco