Tensione në parlamentin izraelit, familjarët e pengjeve ndërpresin fjalimin e Netanjahut

Tensione në parlamentin izraelit, familjarët e pengjeve ndërpresin fjalimin e Netanjahut

18:01, 25/12/2023
A+ Aa A-

Momente tensioni janë regjistruar në parlamentin izraelite këtë të hënë, ku familjarët e pengjeve kanë ndërprerë fjalimin e kryeministrit Netanjahu, i cili ishte duke folur për zhvillimet e fundit në frontin e luftës.

Ndonëse pati dhe nga ata që kërkuan dorëheqjen e tij, Netanjahu mbrojti reagimin e deritanishëm të ushtrisë, duke thënë se pa presionin ushtarak nuk do të shënohej asnjë sukses për lirimin e pengjeve.

‘Ne nuk do të kishim arritur deri tani të lironim më shumë se 100 pengje pa presion ushtarak,’ tha Netanyahu.

Një marrëveshje e ndërmjetësuar në fund të nëntorit nga SHBA, Katari dhe Egjipti mundësoi lirimin e më shumë se 100 nga 240 pengjet që u rrëmbyen në Gaza gjatë sulmit nga militantët e Hamasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco