Njihuni me pjatat kryesore të Krishtlindjeve nëpër botë

Njihuni me pjatat kryesore të Krishtlindjeve nëpër botë

11:53, 25/12/2023
A+ Aa A-

 

Ndërsa dreka e Krishtlindjeve po afron, idetë për gatime të reja janë më se të mirëpritura, pasi bëhet fjalë për një nga festat më të shumëpritura, të cilat me atmosferën e ngrohtë dhe magjike bëjnë bashkë njerëzit e dashur.

Për këtë, një tavolinë e mirëpërgatitur kthehet në nevojë të domosdoshme dhe duket sikur çdo vit, një gjë e re duhet shtuar. Mirëpo, pjatat tradicionale shqiptare për Krishtlindje duket sikur janë konsumuar shumë herë, ndaj ide të reja nga traditat e vendeve të tjera për këtë festë, do i shtonin një magji më shumë tavolinës së Krishtlindjeve.

Francë: Dreka tipike e Krishtlindjeve franceze njihet me emrin Reveillon por ndryshon në varësi të krahinave. Ajo përbëhet kryesisht nga ostrike, salmon, krepa, fois gras (mëlçi pate) dhe shampanjë.

Britani e madhe: Tradita kërkon që dreka, në fakt, të nisë që në mëngjes. Menuja përfshin gjel të pjekur, të mbushur me arra, mish dhe proshutë, shoqëruar me patate dhe mollë. Kurse për ëmbëlsirë shërbehet puding me fruta të thata dhe konjak.

Suedi: Pjata kryesore e Krishtlindjeve suedeze është Risgrynsgrot një puding me bazë orizi dhe kanelle. Kësaj pjate i shtohet edhe një kokërr bajameje fatsjellëse. Sipas legjendës, personi që gjen bajamen do të martohet ose do të bëhët prind gjatë vitit që vjen.

Danimarkë: Pjata tipike daneze është Risalamande, një ëmbëlsirë e bërë me krem vanilje, bajame dhe puding orizi. Shoqërohet me shurup frutash pylli.

Spanjë: Në tavolinat e spanjollëve nuk mund të mungojë Txistorra, një salçiçe me origjinë baske. Ajo bëhet me të brendshmet e qengjit, mish derri të tharë, spec djegës, hudhër dhe kripë.

Rusi: ?Zakuscki? është mbretëresha e tryezës për rusët, një antipastë me bazë peshku, që shoqërohet me salca të ndryshme dhe vodka.

Poloni: Darka e Krishtlindjes përbëhet nga 12 pjata, nga një për secilin apostull. Tradita kërkon që të lihet gjithmonë një vend bosh në tryezë për ndonjë mik që mund të vijë në momentin e fundit. Pjatat kryesore janë Pierniki, një ëmbëlsirë tipike me mjaltë dhe ?Babka?, një lloj buke e ëmbël.

Etiopi: Pjata kryesore në Etiopi është Doro wat injera, pulë e shoqëruar me erëza dhe vezë të freskëta.

Filipine: Në ishujt Filipine festa nis zyrtarisht më 16 dhjetor dhe fill pas mesnatës së Krishtlindjeve është Noche Buena (Nata e mirë). Darka e Krishtlindjeve përbëhet nga 12 pjata kryesore, ku kryefjala është derri i pjekur në hell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco