Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë goditi mbrëmjen e së hënës një rajon malor mes provincave Gansu dhe Qinghai dhe rreth 1300 kilometra në jugperëndim të Pekinit, kryeqytetit kinez.
Kanali shtetëror CCTV tha se 117 persona humbën jetën në Gansu dhe 31 të tjerë në rajonin fqinj Qinghai, ndërsa tre persona rezultojnë ende të zhdukur.
Afro 1,000 persona u plagosën dhe më shumë se 14,000 shtëpi u shkatërruan.
Shumica e tërmeteve në Kinë ndodhin në pjesën perëndimore të vendit, përfshirë provincat Gansu, Qinghai, Sichuan dhe Yunnan, si dhe rajonin Xinjiang.
Tërmeti i fundit ishte më vdekjeprurësi në vend në nëntë vitet e fundit./ VOA/
© SYRI.net