Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Irani kërcënon të bllokojë anijet në Detin Mesdhe për shkak të luftës në Gazë

Irani kërcënon të bllokojë anijet në Detin Mesdhe për shkak të luftës në Gazë

17:49, 23/12/2023
A+ Aa A-

Një komandant i Gardës Revolucionare të Iranit tha se Deti Mesdhe mund të bëhet i pakalueshëm nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj vazhdojnë të kryejnë, siç u shpreh ai, ‘krime’ në Gazë, njoftoi media iraniane të shtunën, por pa dhënë shpjegime se si mund të ndodhë një gjë e tillë.

Irani e mbështet luftën e Hamasit kundër Izraelit dhe i akuzon Shtetet e Bashkuara se po përkrahin ato që i cilëson si krime izraelite në Gazë.

‘Së shpejti, ata do të përballen me bllokimin e rrugëve detare në Detin Mesdhe, Gjibraltar dhe rrugë të tjera detare’, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim duke cituar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit Mohammad Reza Naqdi.

Grupi Houthi në Jemen, i lidhur me Iranin, ka sulmuar gjatë muajit të kaluar anijet tregtare që lundronin nëpër Detin e Kuq si hakmarrje për sulmin e Izraelit në Gazë, duke detyruar disa anije që të ndryshojë itenerarin e tyre.

Shtëpia e Bardhë tha të premten se Irani ishte ‘thellësisht i përfshirë’ në planifikimin e operacioneve kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Irani nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në Mesdhe dhe nuk është e qartë se si Garda Revolucionare e Iranit mund të përpiqet të bllokojë transportin detar atje, megjithëse komandanti Naqdi foli për ‘lindjen e fuqive të reja të rezistencës dhe mbylljen e rrugëve të tjera detare’.

Grupet e vetme që mbështeten nga Irani në Mesdhe janë Hezbollahu i Libanit dhe milicia aleate në Siri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco