Londër: Përmes protestes kërkohet bojkotimi i markave ‘të lidhura me Izraelin’

Londër: Përmes protestes kërkohet bojkotimi i markave ‘të lidhura me Izraelin’

17:37, 23/12/2023
A+ Aa A-

Qindra pjesëmarrës të një proteste pro-palestineze kanë marshuar në Oxford Street të Londrës duke u bërë thirrje blerësve të bojkotojnë markat “të lidhura me Izraelin”.

Ata ndaluan trafikun si pjesë e demonstratës së organizuar nga grupi i veprimit të drejtpërdrejtë “Sisters Uncut”, të shtunën pasdite.

Protestuesit u mblodhën në sheshin Soho duke brohoritur “Palestinë e lirë” përpara se të marshonin në rrugën e ngarkuar të blerjeve.

Rojet e sigurisë bllokuan hyrjen e një pike të shitjes të kompanisë së modës “Zara”, ndërsa dhjetëra oficerë ndoqën marshimin, raporton The Guardian.

Fletëpalosjet e shpërndara nga “Sisters Uncut” thuhej: “Nuk ka Krishtlindje si zakonisht në një gjenocid. Britania e Madhe është bashkëfajtore. Mos financoni gjenocidin në Palestinë. Bojkoto Izraelin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco