Arrihet marrëveshja/ KS i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

Arrihet marrëveshja/ KS i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

19:37, 22/12/2023
A+ Aa A-

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka votuar rezolutën për të krijuar ‘kushte për ndërprerjen e qëndrueshme të armiqësive’ dhe për përshpejtimin e dërgimit të ndihmës në Gaza.

Sipas mediave të huaja, votimi në këshillin prej 15 anëtarësh ishte 13-0, ndërsa SHBA-ja dhe Rusia abstenuan.

Teksti i rishikuar u negociua gjatë një jave e gjysmë të diplomacisë së nivelit të lartë nga SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, në emër të kombeve arabe dhe të tjerëve.

Abstenimi i SHBA-së shmangu një veton të dytë të SHBA-së për një rezolutë për Gazën.

Rezoluta nuk kërkon pezullimin e armiqësive.

SHBA dhe Izraeli kundërshtojnë një armëpushim sepse besojnë se nga kjo do të përfitonte vetëm Hamasi.

Uashingtoni në vend të kësaj ka mbështetur pauzat në luftime për të mbrojtur civilët dhe për të lejuar lirimin e pengjeve të marra nga grupi militant.

Rezoluta gjithashtu i bën thirrje sekretarit të përgjithshëm të caktojë një koordinator të ndihmës së OKB-së në Gaza.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco