I dyshuari për vrasjet në Pragë kishte një armë me vlerë 8000 euro

I dyshuari për vrasjet në Pragë kishte një armë me vlerë 8000 euro

16:25, 22/12/2023
A+ Aa A-

Njeriu që vrau të paktën 14 persona në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Charles në Pragë, kishte një pushkë të gjatë me optikë. Këtë e dëshmon edhe fotografia prej universitetit në sheshin Jan Palacha.

Ish-inspektori i policisë dhe instruktori i gjuajtjes, Pavel Çerny tha për aktualne.cz se bëhet fjalë për një armë shumë të shtrenjtë.

‘Sipas asaj që pashë, ishte një armë e gjatë e tipit AR-15, kalibri 308 Winchester. Pra, me fishekë relativisht të mëdhenj. Dhe arma kishte një zoom. Është një armë luksoze dhe e shtrenjtë, që kushton rreth 200 mijë korona (diku më shumë se 8000 euro)’, tha ai. ‘Nuk është një gjë e rrallë në Republikën Çeke, por është vërtet e shtrenjtë. Është si të zgjedhësh një BMW të akorduar’, thotë nënkoloneli i pensionuar i policisë.

Sipas Cherny, nuk ju nevojitet shumë përvojë për të përdorur një armë të tillë kur gjuani nga një distancë e afërt, ‘ai nuk kishte nevojë për ndonjë trajnim të veçantë për të gjuajtur njerëzit në këtë distancë’. Në Republikën Çeke, për atë pushkë kërkohet vetëm leja për armëmbajtje.

Image

Policia ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht se vrasësi ka përdorur armën që shihet në fotot. ‘Mund ta imagjinoj që brenda godinës ka qëlluar me pistoletë, jo me këtë pushkë. Nëse ka qëlluar veten, teorikisht mund të ishte me pushkë, por kjo do të ishte paksa një vepër artistike’, thotë instruktori.

Policia konfirmoi se autori është pronar i ligjshëm i armës. ‘Ne zbuluam se ai zotëron ligjërisht disa armë zjarri. Asgjë e keqe nuk u gjet në të kaluarën e tij’, tha shefi i policisë, Martin Vondrasek.

Sipas informacioneve të disponueshme, vrasësi ka qëlluar veten, por vetëm në momentin kur policia ka qëlluar në drejtim të tij.

Shefi i policisë tha gjithashtu se policia ka gjetur ‘një arsenal të madh armësh dhe municionesh’ në godinën e fakultetit.

Sulmi ndaj universitetit është më i keqi në historinë e Republikës Çeke. Në Uherske Brod në vitin 2008, një sulmues vrau tetë persona ndërsa në sulmues tjetër vrau gjashtë persona në vitin 2019 në një spital në Ostravë. Autorët në Uherske Brod dhe Ostravë qëlluan me armë zjarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco