'Njeriu i dytë më i fuqishëm në Rusi'/ WSJ zbulon se kush e dha urdhrin për vdekjen e Prigozhin

'Njeriu i dytë më i fuqishëm në Rusi'/ WSJ zbulon se kush e dha urdhrin për vdekjen e Prigozhin

12:58, 22/12/2023
A+ Aa A-

Media amerikane Wall Street Journal (WSJ) në një artikull të saj ka zbuluar se kush e dha urdhërin për vrasjen e komandatit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.

Sipas kësaj medie ishte Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Vladimir Putinit , Nikolai Patrushev .

Burimet e cituara nga WSJ - zyrtarë të inteligjencës perëndimore dhe një ish-oficer rus i sigurisë - thonë se Patrushev e konsideronte Prigozhin një kërcënim për regjimin e Putinit shumë kohë përpara kryengritjes së qershorit - kur Wagner kërcënoi të përparonte në Moskë. 

Patrushev thuhet se nuk e miratoi kritikën e hapur të themeluesit të Wagner për trajtimin e luftës në Ukrainë nga udhëheqja ushtarake ruse dhe ishte i shqetësuar se grupi mercenar ishte bërë shumë i fuqishëm.

Image

Patrushev ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Putinit që në momentin e parë kur ai ishte në Kremlin, me fuqitë e tij të forcuara deri në atë masë sa që ai konsiderohet, siç raportohet nga Wall Street Journal, njeriu i dytë më i fuqishëm në Rusi.

Siç vë në dukje Reuters , 72-vjeçari Patrushev filloi të punonte me Putinin në vitet 1970 kur ata shërbenin së bashku në KGB në Leningrad - Shën Petersburg i sotëm - dhe para se të bëhej sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, ai ishte kreu i FSB-së famëkeqe. 

Pasi rebelimi u shtyp dhe Prigozhin u zhvendos në Bjellorusi, burimet e cituara nga gazeta amerikane thanë se Patrushev ishte i vendosur të ndëshkonte themeluesin e Wagner dhe ta "neutralizonte" atë, një plan për të cilin Putin thuhet se "nuk shprehu mosmarrëveshje".

Raporti i referohet gjithashtu justifikimit zyrtar të Putinit për rrëzimin e aeroplanit që transportonte Prigozhin më 23 gusht, me presidentin rus që pretendoi se ishte shkaktuar nga keqpërdorimi i granatave nga pasagjerët në fluturim, duke sugjeruar se në brenda në avion u gjet sasi droge dhe alkooli.

Sipas raportit të WSJ, pretendimi i Putinit nuk është i vërtetë, ndërsa burimet e gazetës pretendojnë se shpërthimi që shkaktoi rrëzimin u shkaktua nga një bombë e vendosur nën krahun e avionit të Prigozhin, ndërsa ai ishte në aeroportin e Moskës.

Ky shkirm i WSJ ka shkaktuar një reagim të zemëruar nga Kremlini, me përfaqësuesin e tij, Dmitry Peskov , duke iu referuar botimit si "fiction pulp".

"Kohët e fundit, për fat të keq, Wall Street Journal është angazhuar në një prodhim të madh të trillimeve ", ishte neveria karakteristike e Peskov.

Kujtohet se përveç Prigozhin, në rrëzimin e avionit në gusht, humbën jetën dy anëtarë të tjerë drejtues të Wagner, katër truproja të Prigozhin dhe ekuipazhi tre anëtarësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco