Peskov: Anëtarësimi i Ukrainës në BE do të çojë në kolapsin e bllokut europian

Peskov: Anëtarësimi i Ukrainës në BE do të çojë në kolapsin e bllokut europian

12:53, 22/12/2023
A+ Aa A-

Anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Europian do të minojë të gjithë sistemin pan-europian të bllokut dhe përfundimisht do të çojë në kolapsin e tij, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai beson se vendimi për të pranuar një vend si Ukraina në BE, pavarësisht nga problemeve të tij territoriale, thjesht do të minojë të gjithë sistemin e BE-së.

Gjithashtu Rusia ditë më parë përgëzoi dhe Hungarinë për bllokimin e ndihmës financiare të BE-së për Ukrainën në një samit të Brukselit, ku megjithatë liderët e BE-së kapërcuan kundërshtimin e Budapestit dhe ranë dakord që Kievi të fillonte bisedimet e anëtarësimit.

"Hungaria, ndryshe nga shumë vende evropiane, mbron me vendosmëri interesat e saj, gjë që na bën përshtypje," tha në Moskë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco