‘Kam një jetë të mjerë’- Zbulohet ditari i studentit ekselent që vrau 14 persona në Universitetin e Pragës

‘Kam një jetë të mjerë’- Zbulohet ditari i studentit ekselent që vrau 14 persona në Universitetin e Pragës

12:27, 22/12/2023
A+ Aa A-

Motivi i studentit të diplomuar, 24-vjeçari David Kozak, i cili të enjten kreu sulmin më vdekjeprurës të viteve të fundit në Republikën Çeke, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur 25 të tjerë në një shkollë në Universitetin Charles në Pragë, mbetet një mister.

 Sipas policisë, 24-vjeçari, i cili ishte student ekselent, kishte përdorur një ZEV 308 Win AR10 , një lloj arme që është përdorur shpesh në sulmet në shkolla në SHBA.

Për sa i përket identitetit të viktimave, ende nuk është bërë publik asnjë informacion, ku policia njoftoi mëngjesin e së premtes se ka identifikuar 13 nga 14 viktimat, ndërsa tre nga të plagosurit janë me origjinë të huaj. Siç bëhet e ditur nga MPB-ja e Çekisë, bëhet fjalë për dy persona nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një nga Holanda.

Pak minuta më vonë, Departamenti i Muzikologjisë njoftoi se në mesin e viktimave ishte edhe drejtoresha e departamentit, Lenka Hlavkova.

Siç është bërë e ditur, të gjithë viktimat janë qëlluar me armë zjarri brenda në fakultet dhe 20 minuta pasi kanë nisur të shtënat, policia ka njoftuar se ka gjetur trupin e pajetë të vrasësit 24-vjeçar.

Mesazhet në mesazhet Telegram të postuara nga Kozak mes 9 dhe 19 dhjetorit kanë rënë në duart e autoriteteve. Sipas informacioneve, 24-vjeçari ka folur për “ditarin tim ndaj sulmit në universitet”.

Kozak mësohet se ka shkruar se të gjithë e urrejnë, se ka një “jetë të mjerë” dhe se dëshiron të largohet nga kjo botë “me dhimbjen më të madhe të mundshme”.

Kanali Telegram në fjalë u aktivizua vetëm pak orë para masakrës me Kozak që i referohej Alinës, emër që besohet se është një referencë për një 14-vjeçare e cila më 7 dhjetor vrau dy persona në shkollën e saj në Bryansk të Rusisë, përpara se të vriste veten. Në një tjetër mesazh, 24-vjeçari mësohet të ketë shkruar edhe se “ndonjëherë shkruaj të tilla marrëzi në momente pasioni”.

 Sipas dëshmive, Kozak ka qenë një student i zellshëm, por ka pasur edhe probleme psikologjike. Në maj ai fitoi një çmim për tezën e tij. Studenti nuk kishte precedentë penalë, por, si pronar i ligjshëm i armëve, kishte një interes për armët.

Ai ishte diplomuar për histori dhe studime evropiane dhe vazhdoi me master, duke u fokusuar në historinë e Polonisë. Në të njëjtën kohë, policia çeke po shqyrton skenarin që Kasapi i Pragës është përgjegjës për vdekjen e dy personave javën e kaluar në pyllin Klanovicky.

‘Por ende nuk mund të konfirmohet nëse Kozan me të vërtetë ka ndonjë lidhje me vrasjet”, tha shefi i policisë Martin Vodracek. Është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht me 21 dhjetor. Ajo që vërtetohet është se Kozak vrau babanë e tij përpara se të shkonte në Pragë. Policia çeke mësoi se ai po shkonte drejt kryeqytetit dhe planifikonte të vriste veten.

Në përpjekje për t’i shpëtuar zjarrit, disa studentë dolën nga dritaret dhe u ulën në parvaz, por njëra nga vajzat nuk mundi të mbahej dhe u rrëzua duke humbur jetën, raportojnë mediat lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco