Ministri i Mbrojtjes: ‘Izraeli nuk ka ndërmend të qëndrojë në Gaza’

Ministri i Mbrojtjes: ‘Izraeli nuk ka ndërmend të qëndrojë në Gaza’

19:48, 11/12/2023
A+ Aa A-

Izraeli nuk ka “asnjë qëllim” të qëndrojë përgjithmonë në Gaza pas përfundimit të fushatës ushtarake për të eliminuar Hamasin, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes së Izraelit.

Yoav Gallant u shpreh se Izraeli është i hapur për të diskutuar alternativa se kush do të kontrollojë territorin për sa kohë që nuk është një grup armiqësor ndaj vendit të tij.

Sipas Reuters, ministri i mbrojtjes Gallant u tha gjithashtu gazetarëve në Izrael të hënën se vendi ishte i hapur për një marrëveshje të mundshme me grupin militant Hezbollah në Liban të mbështetur nga Irani, me kusht që çdo marrëveshje të përfshinte një zonë të sigurt përgjatë kufirit dhe garancitë e duhura të sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco