SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së armëpushimit në Gazë, shefi i OKB-së: Ndihemi të braktisur nga ndërkombëtarët

SHBA vendosi veto ndaj rezolutës së armëpushimit në Gazë, shefi i OKB-së: Ndihemi të braktisur nga ndërkombëtarët

18:26, 11/12/2023
A+ Aa A-

Stafi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punë për Refugjatët në Palestinë dhe në Lindjen e Afërt (UNRWA), janë shprehur se ndihen ‘të braktisur nga komuniteti ndërkombëtar’. Kjo pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një rezolute që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza javën e kaluar, sipas shefit të UNRWA, Philippe Lazzarini.

“Është përtej zhgënjimit. Ata ndihen të braktisur nga komuniteti ndërkombëtar. Ata ende nuk mund ta kuptojnë pse, pasi janë vrarë 17,000 njerëz, pasi pothuajse e gjithë popullata është zhvendosur. Ne ende nuk mund të biem dakord për një armëpushim”, u shpreh Lazzarini për CNN.

Më tej, shefi i UNRWA tha se stafi i tij ndjeu “zhgënjim të thellë dhe zemërim” për dështimin e OKB-së për të miratuar rezolutën, duke shtuar se sistemi në Gaza “po bie në buzë të një kolapsi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco