Blinken: Izraeli të mbrojë veten, por edhe civilët

Blinken: Izraeli të mbrojë veten, por edhe civilët

21:18, 10/12/2023
A+ Aa A-

Në një intervistë për CNN, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, theksoi rëndësinë që Izraeli të krijojë të gjitha mundësitë që ndihma humanitare të arrijë tek secili që ka nevojë. 

“Duhet të sigurojmë mbrojtjen e civilëve dhe që ndihma humanitare të arrijë te gjithësecili. Ky është qëllimi, por rezultatet nuk janë ato që duhet të ishin. Ne duam që Izraeli të vijojë fushatën sepse kemi një Hamas që thotë se do të vazhdonte ta bënte përsëri atë që bëri më 7 tetor. Kështu që Izraeli duhet t’ia dalë të mbrojë veten dhe të mos lejojë një 7 tetor tjetër. Por, ndërsa e bën këtë, është kritike që operacionet ushtarake të hartohen rreth mbrojtjes së civilëve. Koha, pauzat humanitare, rrugët e kalimit, që duhet të jenë disa të tilla, si dhe komunikimi i qartë, në mënyrë që qytetarët të dinë ku dhe kur është e sigurt të lëvizin. Për këtë po punojmë çdo ditë, në mënyrë që ai hendek midis qëllimit dhe rezultateve të jetë sa më i padukshëm”, deklaroi Blinken. 

Sekretari amerikan i Shtetit theksoi se janë disa kërkesa që Izraeli duhet t’i përmbushë, por ndërkohë edhe Hamsasi ka në dorë t’i japë fund luftës:  

“Ashtu si Izraeli duhet të marrë vendimet e tij se sa gjatë do të vazhdojë këtë luftë me Hamasin, edhe Hamasi ka vendimet e tij për të marrë. Për shembull, mund të pushojë që nesër që të fshihet pas civilëve, mund të pushojë luftën që nesër. Mund të dorëzohet që nesër”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco