Vrau motoristin dhe u largua, Turqia lëshon urdhër arresti për djalin e presidentit të Somalisë

Vrau motoristin dhe u largua, Turqia lëshon urdhër arresti për djalin e presidentit të Somalisë

08:48, 10/12/2023
A+ Aa A-

Turqi- Arratisja e djalit të presidentit të Somalisë pas vrasjes së një motoristi ka shkaktuar reagime të forta në vend.

Në një video e marrë nga kamerat e sigurisë dhe e publikuar nga kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, shihet makina e djalit të presidentit të Somalisë, Mohammad Hasan Sheikh Mohamud duke tërhequr zvarrë motoristin për disa metra.

Sipas medieve turke ngjarja ka ndodhur mesditën e 30 nëntorit.

Motoristi Yunus Emre Getser i cili ishte dhe babai i dy fëmijëve vdiq në spital gjashtë ditë më vonë pasi nuk i mbijetoi plagëve të rënda.

Siç sqaroi dhe prokuroria shoferi i makinës ditën e aksidentit dha deklaratën e tij dhe më pas u la i lirë, por pasi Gester ndërroi jetë u lëshua një urdhër arresti për të riun somalez.

Kur policët shkuan tek shtëpia ku ai banonte ai ishte larguar.

Hapi tjetër ishte, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm të Stambollit, ishte  lëshimi i një urdhër-arresti ndërkombëtar për shoferin somalez.

“I dyshuari u largua nga Turqia” i pangacmuar, theksoi zoti Imamoglu, duke shtuar se “mentaliteti mbizotërues i mbylljes së syve” kur bëhet fjalë për të fuqishmit nuk lejon “mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të vendit tonë”

Turqia gjatë dekadës së fundit ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Somalinë , një "vend motër" prej 17 milionë banorësh me një popullsi shumicë myslimane ajo është një partner kyç për Turqinë në nivelin ekonomik, veçanërisht në fushën e ndërtimit , arsimi, shëndetësia dhe bashkëpunimi ushtarak. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco