Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Izraelitët bombardojnë dy shkolla në Gazë, të paktën 50 palestinezë të vrarë

Izraelitët bombardojnë dy shkolla në Gazë, të paktën 50 palestinezë të vrarë

20:33, 04/12/2023
A+ Aa A-

Të paktën 50 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në dy shkolla që ofronin strehim për të zhvendosurit në Daray të Gazës, raporton WAFA, agjencia shtetërore palestineze e lajmeve.

Ndryshe luftimet mes Izraelit dhe Hamasit, kanë vazhduar pas skadimit të marrëveshjes së armëpushimit të premten.

Për prishje të armëpushimit, izraelitët por edhe amerikanët kanë akuzuar Hamasin.

“Për shkak të Hamasit kjo pauzë ka marrë fund”, tha të premten zëdhënësi për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, duke shtuar se barra bie mbi Hamasin.

Në anën tjetër Izraeli kishte filluar sulmet hakmarrëse në Rripin e Gazës pas sulmit të 7 tetorit, që e filloi Hamasi mbi territorin e Izraelit.

Ndërkaq numri i të vrarëve në sulmet izraelit në Rripin e Gazës ka shkuar mbi 15.500, ka njoftuar ministria palestineze e Shëndetësisë.

Sa i përket atyre të plagosur, thuhet se shifra ka shkuar në mbi 41 mijë palestinezë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco