Hamasi kritikon ashpër Gjykatën Penale Ndërkombëtare pas vizitës së prokurorit Karim Khan në Izrael

Hamasi kritikon ashpër Gjykatën Penale Ndërkombëtare pas vizitës së prokurorit Karim Khan në Izrael

12:45, 04/12/2023
A+ Aa A-

Hamasi lëshoi një deklaratë ku ka kritikuar ashpër Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) pasi shefi i saj, prokurori Karim Khan vizitoi Izraelin të dielën për të inspektuar vendet e sulmit më 7 tetor.

Khan nuk e vizitoi Gazën, por shkoi në Bregun Perëndimor, shkruan Sky News.

Hamasi e kritikoi Khan që shkoi në Izrael “pa u shqetësuar për të vizituar Rripin e Gazës dhe për të dëgjuar palën tjetër”.

 Grupi tha se vendimi “bie ndesh me kërkesat minimale të drejtësisë dhe procedurave gjyqësore”.

“Ne dënojmë me termat më të ashpër deklaratat e zotit Karim Khan dhe njëanshmërinë e tij ndaj narrativës së rreme dhe mashtruese të okupimit, dhe dënojmë gjithashtu injorimin e tij të qindra thirrjeve në mbarë botën nga avokatët dhe organizatat e të drejtave të njeriut, duke i kërkuar atij të shkojë në Rripin e Gazës, për të mësuar të vërtetën për spastrimin etnik dhe luftën sistematike gjenocidale të kryer nga neo-nazistët kundër fëmijëve dhe civilëve të pambrojtur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco