Kim Jong Un kërkon nga gratë që të bëjnë më shumë fëmijë

Kim Jong Un kërkon nga gratë që të bëjnë më shumë fëmijë

12:29, 04/12/2023
A+ Aa A-

Udhëheqësi  i Koresë së Veriut Kim Jong Un u ka bërë thirrje grave koreane të bëjnë më shumë fëmijë. Teksa ende nuk ekziston një panoramë e qartë për tendencat aktuale të popullsisë në Korenë e Veriut për shkak të statistikave të kufizuara, qeveria vlerëson se shkalla e lindshmërisë ka rënë gjatë 10 viteve të fundit.

“Parandalimi i rënies së nivelit të lindjeve dhe kujdesi i mirë i fëmijëve janë të gjitha detyrat tona”, tha Kim në një event të organizuar të dielën me në fokus nënat.

Koreja e Veriut, e cila ka një popullsi prej rreth 25 milionë banorësh, në dekadat e fundit i është dashur gjithashtu të përballet me mungesa serioze ushqimore, të cilat zakonisht janë pasojë e fatkeqësive natyrore si përmbytjet që dëmtojnë të korrat.

Pavarësisht rënies së nivelit të lindjeve në Korenë e Veriut sërish shkalla e lindshmërisë mbetet më e lartë se në disa vende fqinje. Rënia e nivelit të lindjeve në Korenë e Jugut ka shkaktuar mungesë të pediatërve, ndërsa në një qytet banorët po lidhen me mblesëri për të rritur normat e lindjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco