Netanyahu: Pengjet izraelite në Gaza janë të burgosur të djallit

Netanyahu: Pengjet izraelite në Gaza janë të burgosur të djallit

23:05, 02/12/2023
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi sot se pengjet izraelite janë të burgosur të djallit.  Në një konferencë për shtyp, Netanyahu tregoi një moment reflektimi me veten lidhur me eksperiencën negative që kanë kaluar pengjet tanime të liruara.

''Ndërsa dëshmitë e atyre që janë kthyer grumbullohen, kuptohet se ata kanë përjetuar përvoja skëterre. Në një mënyrë tjetër, por ende djallëzore: Uria, dhuna, pasiguria'', deklaroi kryeministri, ndërsa shtoi se se përdorimi i presionit të fortë ushtarak do të kishte favorizuar ende përpjekjet e ndërmjetësimit.

Falë marrëveshjes që u arrit për gati 7 ditë u liruan dhjetëra pengje, të cilët kanë treguar se si janë trajtuar gjatë kohës që ishin pengje të Hamasit. Pasiguria për jetën, mungesa e ushqimit ishin ndër ato ngjarje që janë theksuar më shumë prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco