Lavrov sulmon OSBE nga Shkupi: Mori fund që kur NATO çliroi Kosovën

Lavrov sulmon OSBE nga Shkupi: Mori fund që kur NATO çliroi Kosovën

14:06, 30/11/2023
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, është shprehur se vendet e NATO-s dhe BE-së shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së.

Komentet Lavrov i bëri gjatë fjalës së tij në Shkup, ku po mbahet Samiti i OSBE-së, ku tha se në vitin 1999, NATO kreu një agresion brutal të pa maskuar kundër Jugosllavisë, një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së.

Ai tha gjithashtu se në vitin 2008, Serbisë iu mor Kosova pa asnjë referendum.

“Vendet e NATO-s dhe BE-së shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së. Në vitin 1999, NATO kreu një agresion brutal të pa maskuar kundër Jugosllavisë, një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së.

Dhe në vitin 2008, duke shkelur rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimin e paprekshmërisë së kufijve në Evropë nga akti final i Helsinkit, Serbisë iu mor Kosova pa asnjë referendum”, theksoi Lavrov.

Ai kujtoi se për pak më shumë se një vit Akti Final i Helsinkit do të mbushë 50 vjet.

“Në këtë drejtim, me keqardhje themi se OSBE-ja e mirëpret këtë përvjetor në një gjendje të dhimbshme dhe perspektivat e tij janë të paqarta”, tha ministri rus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco