Rusia: Vizita e Stoltenberg në Ballkan shërbeu për destabilizim

14:01, 29/11/2023
A+ Aa A-

“Vizita e shefit të NATO-s Jens Stoltenberg në Ballkan ishte një nxitje për destabilizim”, kështu është shprehur zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ishte ky komenti i zëdhënëse ruse, e cila më pas ka shtuar se turneu i Stoltenberg në Ballkan nuk ishte asgjë tjetër, veçse një dëshmi e politikës shkatërruese të Aleancës.

“Vizita e Stoltenberg në Ballkan ishte qartësisht, shkatërruese. Ai u përpoq të ndërhynte në punët e brendshme dhe të nxiste përshpejtimin për lëvizjen e vendeve drejt Aleancës. Këmbënguli që Serbia të forcojë bashkëpunimin me NATO-n, pavarësisht statusit neutral të Serbisë. Për gjithçka që ndodh në botë, fajësojnë Rusinë, duke pretenduar se ne po punojmë për të sjellë përçarje në Ballkan”, ka thënë ndër të tjera ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco