Katër të vrarë nga sulmet ruse në ndërtesat e banimit në Ukrainë

Katër të vrarë nga sulmet ruse në ndërtesat e banimit në Ukrainë

17:14, 28/11/2023
A+ Aa A-

Rusia i ka sulmuar një ndërtesë banimi dhe disa shtëpi private në Ukrainë të martën, duke i vrarë katër njerëz dhe plagosur pesë të tjerë si pasojë, thanë zyrtarët ukrainas.

Një ndërtesë pesëkatëshe u godit në mëngjesin e së martës në qytetin jugor, Nikopol, tha guvernatori rajonal i Dnipropetrovskut, Serhiy Lysak.

“Një burrë 63-vjeçar u vra. Dy gra, të moshës 65 dhe 63 vjeçe, u plagosën. Mund të ketë njerëz nën rrënoja”, tha ai në Telegram.

Në një sulm tjetër pasditen e së martës, Rusia i shkatërroi pesë shtëpi private në një vendbanim në veri të vendit, në kufi me Rusinë, thanë zyrtarët në rajonin Sumy.

Dy trupa të pajetë u nxorën nga rrënojat, ndërsa një vajzë 7-vjeçare vdiq në spital pasi u sulmua vetura në të cilën po udhëtonte ajo, thanë zyrtarët e Sumy.

Tre njerëz u plagosën në këtë rajon.

Rusia nuk ka komentuar rreth këtyre sulmeve, por zakonisht e mohon se i sulmon civilët, megjithëse ka prova të shumta për civilët e vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë./ REL/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco