Mblidhen në Lisbonë ekstremistët e djathtë, Le Pen: BE, një karikaturë

Mblidhen në Lisbonë ekstremistët e djathtë, Le Pen: BE, një karikaturë

11:51, 26/11/2023
A+ Aa A-

Partia Mjaft, e ekstremit të djathtë në Portugali, priti këtë fundjavë në parlamentin vendit, liderët e ekstremit të djathtë në Francë dhe Gjermani.

Synimi i takimit me Frontin Kombëtar të Marine Le Pen dhe Aleancën për Gjermaninë, është që të forcojë pozitat e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare, që mbahen në Portugali në muajin mars.

Por mes të pranishmëve diferencat mbetën. Le Pen e quajti Bashkimin Evropian një karikaturë dhe vlerësoi fitoren e Geert Vilders në Holandë. Por portugezi Ventura u distancua nga kjo qasje, duke u zotuar të mbrojë Portugalinë si vend anëtar të Bashkimit Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco