Tragjedi në Austri! Rrëzohet një avion, humbin jetën 4 persona

Tragjedi në Austri! Rrëzohet një avion, humbin jetën 4 persona

21:00, 25/11/2023
A+ Aa A-

Katër persona humbën jetën pasi një avion i vogël me të cilin po udhëtonin u rrëzua mesditën e së shtunës (25 Nëntor) pranë Gruenau im Almthal në Austrinë e Epërme, tha policia.

Autoritetet lokale nisën një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi pasi mbeturinat u pikasën në një zonë malore të mbuluar me borë. Katër viktimat ende nuk janë identifikuar, raporton CNN.

Sipas agjencisë austriake të lajmeve APA duke cituar website e specializuar të monitorimit të trafikut ajror Aviation Safety Network, avioni i rrëzuar mund të jetë një Rockwell Commander 112B me një motor, i cili u ngrit nga Pribram, Republika Çeke, me destinacion Medulin, Kroaci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco