14 izraelitë të tjerë peng do të lirohen sot në këmbim të 42 të burgosurve palestinezë Foto: Festime në Beitunia, në perëndim të Ramallah, pasi të burgosurit palestinezë u liruan

14 izraelitë të tjerë peng do të lirohen sot në këmbim të 42 të burgosurve palestinezë

12:37, 25/11/2023
A+ Aa A-

Autoritetet izraelite kanë thënë se 14 pengje izraelitë të mbajtur nga Hamasi do të lirohen të shtunën në këmbim të 42 të burgosurve palestinezë, njofton BBC. Është dita e dytë e një armëpushimi të përkohshëm sipas një marrëveshjeve të ndërmjetësuar nga Katari, e cila i ka përcaktuar shkëmbimet në raportin tre me një.

Të premten pati festime në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor për të përshëndetur grupin e parë të 39 të burgosurve palestinezë të liruar nga Izraeli.

Sistemi i drejtësisë ushtarake izraelite kritikohet nga organizata për të drejtat e njeriut

Grupi prej 24 femrash dhe 15 djemsh adoleshentë u lirua përmes pikës së kontrollit të Beitunia në Bregun Perëndimor. Ata akuzohen për një sërë veprash, nga gjuajtja me gurë deri te tentativa për vrasje. Disa qenë dënuar, ndërsa të tjerët ishin në pritje të gjykimit.

Sari Bashi, drejtor i programit për Human Rights Ëatch, i tha BBC-së se shumë të burgosur palestinezë mbahen pa akuzë, nën një sistem të njohur si paraburgimi administrativ.

“Ata po mbahen bazuar në provat sekrete që autoritetet izraelite thonë se i kanë, të cilat thonë se janë të rrezikshëm.

"Human Rights Watch ka shqetësime të veçanta në lidhje me përdorimin gjithëpërfshirës të paraburgimit administrativ... Për të tjerët që janë akuzuar ose dënuar për krime, ne kemi shqetësime serioze në lidhje me sistemin e drejtësisë ushtarake izraelite që zbatohet në Bregun Perëndimor për palestinezët, por jo për izraelitët. ." 

Lexo: Izrael, lehtësim në familjet e pengjeve që u liruan

Lexo: Palestinezët e liruar priten si heronj, me fishekzjarre dhe flamuj ndërsa i ngrinin mbi shpatulla

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco