Izrael: Lista e re me emrat e pengjeve do të publikohet të shtunën

Izrael: Lista e re me emrat e pengjeve do të publikohet të shtunën

23:08, 24/11/2023
A+ Aa A-

Autoritetet izraelite kanë marrë tashmë listën me emrat e pengjeve që do të lirohen nesër të shtunën, gjatë ditës së dytë të armëpushimit të rënë dakort në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Sipas informacioneve të rrjetit televiziv izraelit Channel 12, lista përfshin emrat e 13 izraelitëve (nga sot). Por këtë herë, ajo përfshin më shumë fëmijë. Mes pengjeve të liruar sot ishin vetëm tre fëmijë.

Në shkëmbimin e parë të të burgosurve, Hamasi liroi sot 24 pengje – 13 izraelitë (përfshirë disa me shtetësi të dyfishtë), 10 tajlandez dhe një filipinas. Në të kundërt, Izraeli liroi 39 palestinezë , duke përfshirë 24 gra dhe 15 adoleshentë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco