'Gjermania në krizë buxhetore', analiza e DW: Çfarë është në rrezik?

'Gjermania në krizë buxhetore', analiza e DW: Çfarë është në rrezik?

17:46, 24/11/2023
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese Gjermane detyroi qeverinë të heqë 60 miliardë euro nga buxheti. Qeveria shpall vit emergjence, Auron Dodi me pasojat.

A do të paguhen tani rrogat e nëpunësve dhe pensionet? Kjo pyetje u shfaq në medie pas vendimit të qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për të bllokuar gjerësisht buxhetin e vendit. Pyetja e ka burimin në paralelizmin me bllokimet e buxhetit në SHBA, ku kundërshtarët politikë bëjnë presion ndaj tjetrit duke mosfirmosur lëvrimin e fondeve.

Në Gjermani pagat e nëpunësve dhe pensionet do të vazhdojnë të paguhen, ato nuk janë në rrezik. Situata e pazakontë është krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe pasi qeveria e kancelarit Scholz e respektoi brenda javës vendimin e Gjykatës prestigjoze gjermane. Gjykata Kushtetuese tha se qeveria e kancelarit Scholz kishte shkelur rregullin kushtetues për borxhet. Sepse kishte transferuar kreditë e caktuara për rikuperimin nga pandemia (2021) në fondin për mbrojtjen e klimës dhe transformimin e ekonomisë, pa argumentim bindës. Bëhet fjalë për një shumë gjigande prej 60 miliardë eurosh.

Gjykatësit thanë edhe se kreditë emergjente, të pakonsumuara, nuk lejohet të ruhen si rezervë e të shfrytëzohen më vonë, siç bëri qeveria. Vendimi i gjykatësve kushtetues ka shkaktuar një krizë buxhetore, me pasoja të mundshme politike. Ai ka tronditur fort barazpeshën e brishtë në radhët e koalicionit të qendrës së majtë ndërmjet socialdemokratëve, të gjelbërve,liberalëvenë Berlin.

Të enjten në mbrëmje ministri i Financave, Christian Lindner, tha se do ta shpallte vitin 2023 një vit emergjence. Me këtë pezullohet rregulli i borxhit dhe shpenzimet fitojnë “bazë të fortë kushtetuese”.

Zgjidhje pragmatike – por e përkohshme

Me këtë hap qeveria mund t’i plotësojë premtimet kryesore të bëra për vitin 2023-2024. Presioni i krijuar, ndër të tjera, nga industria e çelikut, nga Banka Gjermane për Rindërtimin, nga Forcat e Armatosura, të prekura nga shkurtimet e pritshme, është i madh.

Ndaj liberali Lindner vendosi të enjten goditjen e shpejtë çliruese: të mërkurën e ardhshme, qeveria do të paraqesë në Bundestag kërkesën për të pezulluar për të katërtin vit radhaz rregullin e borxheve. Ky rregull i fiksuar në kushtetutë ndalon që deficiti publik të kalojë 0,35% të Produktit të Brendshëm Bruto – me përjashtim të situatave të jashtëzakonshme.

Qeveria pritet të argumentojë se ishte situatë e jashtëzakonshme në fillim të vitit 2023, pasi pasojat e krizës energjetike ishin të dukshme. Me një rezolutë emergjente, do të miratohet një buxhet shtesë për vitin 2023.

Me këtë jo vetëm do të justifikohen juridikisht shpenzimet tashmë të bëra. Por do të paguhen edhe subvencionet e premtuara për ngrohjen, në shumën 18 miliardë euro; industria e çelikut do të marrë 4 miliardë euro, për të prodhuar çelik me teknologji të gjelbër; koncerni i gjysëmpërçuesve Intel në Magdeburg do të marrë 10 miliardë eurot e premtuara e kështu me radhë.

CDU/CSU: koalicioni qeveritar tripartiak nuk di të qeverisë

Marcel Fratzscher, Presidenti i Institutit Gjerman për Kërkimet Ekonomike flet për një gabim “të ndershëm” të qeverisë me rialokimin e fondeve. Mediave ai u tha të premten (24.11.) se gabimi i qeverisë konsiston në përcjelljen e kredive të marra e të pakonsumuara nga fondi për pandeminë në Fondin për Klimën e Transformimin dhe në Fondin për Stabilizimin e Ekonomisë – në vend që të miratonte një buxhet shtesë. Po të kujtojmë megjithatë faktin se me paratë nga fondi i dytë u subvencionua edhe çmimi i ngrohjes së familjeve gjermane, pra njerëzit vuajtën më pak, e gjitha duket më pak dramatike.

Nga ana tjetër, Të Gjelbrit kërkojnë taksat më të larta për më të pasurit, por këtë e kundërshtojnë liberalët.

Ka thirrje për bashkëpunim edhe për CDU-në. Por CDU duket se do ta shtyjë Gjermaninë drejt zgjedhjeve të reja. Ajo thotë se mund ta hedhë në gjyq edhe Fondin për Stabilizimin e Ekonomisë. Prandaj ministri i Financave Lindner e akuzoi opozitën se kërkon ta hedhë në kaos Gjermaninë.

Pas dyerve, njëkohësisht ekspertët po punojnë me vrull për të gjetur zgjidhje./DW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco