Ish-kryeministri izraelit: Pas shkatërrimit të Hamasit, Izraeli nuk mund të qëndrojë në Gaza!

Ish-kryeministri izraelit: Pas shkatërrimit të Hamasit, Izraeli nuk mund të qëndrojë në Gaza!

13:56, 24/11/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert në një intervistë për Sky News tha se Izraeli nuk mund të qëndrojë në Gaza pasi të jetë arritur "shkatërrimi" i Hamasit.

"Ne kemi të ngjarë të kemi sukses në shkatërrimin e fuqisë ushtarake të Hamasit," tha ai.

Pasi të bëhet kjo, ai tha: "Natyrisht, Izraeli nuk mund të qëndrojë në Gaza. Ne nuk kemi nevojë të qëndrojmë në Gaza".

Duke përshkruar vizionin e tij për hapat e ardhshëm, ai tha: "Izraeli duhet të shpallë zyrtarisht, publikisht në mënyrën më të qartë se në fund të fushatës ushtarake, Izraeli është i përgatitur të fillojë negociatat për zgjidhjen me dy shtete".

Z. Olmert tha se negociatat mund t'i japin komunitetit ndërkombëtar "durimin" për të lejuar Izraelin të vazhdojë operacionin e tij ushtarak derisa ta përfundojë atë me sukses. 

Por, z. Olmert tha se ai nuk mendonte se kryeministri aktual izraelit Benjamin Netanyahu do ta bënte atë lëshim.

"Kjo është një arsye tjetër pse unë mendoj se Netanyahu duhet të laroghet dhe dikush tjetër duhet të vijë," tha ai.

"Izraeli ka nevojë për një qeveri që ka kombinimin e forcës dhe guximit për të luftuar për atë që duhet luftuar, dhe në të njëjtën kohë mençurinë dhe frymëzimin për të ecur përpara drejt paqes me palestinezët," tha Olmert, i cili është një kundërshtar politik i zotit Netanyahu.

Z. Olmert theksoi se pasi të përfundojë armëpushimi aktual katër-ditor, operacioni ushtarak i Izraelit do të rifillojë.

“Pa shkatërrimin e fuqisë ushtarake të Hamasit, nuk do të ketë kurrë asnjë shans për paqe në Lindjen e Mesme”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco