Tridhjetë e nëntë të burgosur palestinezë do të lirohen në Bregun Perëndimor

Tridhjetë e nëntë të burgosur palestinezë do të lirohen në Bregun Perëndimor

13:52, 24/11/2023
A+ Aa A-

Një banderolë e madhe varet në murin e kompleksit të burgut Ofer në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku shkruhet "Të bashkuar do të kemi sukses!"

Pankarta të mëdha varen në muret e kompleksit të burgut Ofer në Bregun Perëndimor të pushtuar – me fjalët "Të bashkuar do të kemi sukses!" të zgjedhura me shkronja të mëdha blu dhe të bardha, krahas flamurit izraelit.

Gjatë ditës sot,  39 të burgosur palestinezë do të mbërrijnë këtu, të liruar nga burgjet izraelite në këmbim të 13 pengjeve të mbajtura nga Hamasi, njofton BBC.

Ato janë përzgjedhur nga një listë prej 300 grash dhe të miturish të përpiluar nga Izraeli, të akuzuar për një sërë veprash, që nga gjuajtja me gurë deri te tentativa për vrasje.

Më pak se një e katërta e atyre në listë janë dënuar – shumica dërrmuese po mbahen në paraburgim ndërsa presin gjykimin. Shumica e të listuarve janë djem adoleshentë – 40% e tyre nën moshën 18 vjeç. Ka gjithashtu edhe një vajzë adoleshente dhe 32 gra.

Familjet e 39 të burgosurve që do të lirohen sot do të mblidhen më vonë në një postbllok aty pranë për t'i pritur ata.

Organizatat e të drejtave të njeriut thonë se numri i palestinezëve të mbajtur pa akuza në burgjet izraelite është rritur që nga sulmet e 7 tetorit.

Tani mendohet se ka më shumë se 6,000 palestinezë të mbajtur nga Izraeli për arsye sigurie – shumë prej tyre ende presin gjykimin.

Thuajse çdo familje palestineze në Bregun Perëndimor mendohet të ketë pasur një të afërm të arrestuar nga Izraeli në një moment në të kaluarën - shpesh në burgje brenda Izraelit, duke e bërë të vështirë ose të pamundur për të afërmit e tyre vizitën./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco