Pas 7 javësh luftë, hyn në fuqi armëpushimi në Gaza

Pas 7 javësh luftë, hyn në fuqi armëpushimi në Gaza

09:38, 24/11/2023
A+ Aa A-

Pas 7 javësh luftë, nga ora 7 e mëngjesit ka hyrë në fuqi armëpushimi prej të paktën katër ditësh mes Hamasit dhe Izraelit. Pauza katërditore në luftime do të shoqërohet me lirimin e 150 të burgosurve palestinezë, 50 pengjeve në Gaza dhe hyrjen e ndihmave.

Tridhjetë e nëntë të burgosur palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite dhe 13 pengje në Gaza pritet të lirohen në orët e ardhshme, ndërsa kamionët e ndihmës do të kalojnë gjithashtu në Gaza.

Sipas ndërmjetësuesve të Katarit, grupi i parë prej 13 pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi do të lirohet në orën 16:00 pasdite, kryesisht gra dhe fëmijë. Më pas, do të lirohen 39 gra dhe të mitur palestinezë të ndaluara në Izrael.

Pak çaste përpara se armëpushimi të hynte në fuqi, u dëgjuan të shtëna me armë dhe mortaja, si dhe një sulm ajror pranë Gazës.

Një raketë e lëshuar nga Gaza pas fillimit të armëpushimit u kap nga një bateri e mbrojtjes ajrore Iron Dome pranë kibucit kufitar izraelit të Kissufit dhe Ein Ha-Shlosha'. Sirenat e alarmit kishin rënë më parë në atë zonë. Nuk raportohet për dëme apo viktima.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit paralajmërojnë se lufta nuk ka përfunduar ende dhe se pauza humanitare është e përkohshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco