Penumonia misterioze 'godet' fëmijët në Kinë/ Frika për një pandemi të re

Penumonia misterioze 'godet' fëmijët në Kinë/ Frika për një pandemi të re

19:05, 23/11/2023
A+ Aa A-

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që nga mesi i tetorit në veriun e Kinës është raportuar një “bum” rastesh me simptoma të ngjashme me gripin. Është tipike që në dimër me uljen e temperaturave, të shtohen episode e sëmundjeve infektive të frymëmarrjes. Por situata në këtë vend paraqitet duket mjaftueshëm shqetësuese sa për të tërhequr vëmendjen e OBSH-së, e cila ka kërkuar nga autoritetet më shumë informacion mbi rritjen e beftë të rasteve të pneumonisë tek të miturit. Raportet në mediat jo shtetërore atje tregojnë se spitalet në veriun e Kinës, janë plot me fëmijë të sëmurë.

Nga Pekini, nuk ka ende asnjë reagim. I vetmi koment mbi këtë situatë është ai i bërë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit që pohoi javën e kaluar para gazetarëve se ka vërtet një shtim të sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes, por kjo sipas tij, është pasojë e heqjes së kufizimeve të Covid-19, gripit dhe infeksioneve të zakonshme bakteriale që prekin fëmijët, duke përfshirë dhe pneumoninë.

Përmendja e Kinës dhe një vale infeksioni menjëherë sjell ndërmend për shumë njerëz nëpër bote kujtime të pandemisë së koronavirusit, origjina e së cilës ishte pikërisht nga ky vend. OBSH thotë se përderisa Pekini të përgjigjet, nuk ka asnjë mënyrë për të mësuar përse ka ardhur kjo rritje e ndjeshme e infeksioneve.

Spitalet e Kinës së Veriut janë plot me fëmijë të sëmurë

Në fillim të kësaj jave, ProMED (një komunitet mjekësor në internet që ngriti pyetje në fund të vitit 2019 në lidhje me një sëmundje të panjohur që qarkullonte në Wuhan, që më vonë evoluoi në COVID-19) vuri në dukje një numër në rritje të rasteve të pneumonisë së pa diagnostikuar tek fëmijët në Kinën veriore. FTV News, një media tajvaneze, raportoi se spitalet e fëmijëve në Pekin, Liaoning dhe gjetkë janë të mbingarkuar nga fëmijë të sëmurë dhe prindërit kanë filluar të pyesin nëse autoritetet po fshehin një epidemi të re. Ai thekson se mjekët po përballen me vështirësi nëpër spitale pasi presin një numër të madh pacientësh.

Provat tregojnë se diagnoza nuk mund të bëhej më herët, ndërkohë që fëmijët paraqiteshin me temperaturë të lartë dhe nyje pulmonare, pa kollë apo simptoma të tjera.

Skenarët dhe frika për një pandemi të re

Sistemi i mbikëqyrjes ProMed raporton një shpërthim të madh të një sëmundjeje të panjohur të frymëmarrjes. Nuk është aspak e qartë se kur filloi kjo epidemi, pasi konsiderohet e çuditshme që kaq shumë fëmijë u prekën kaq shpejt.

Skenarët më pesimistë thonë se pneumonia misterioze që përfshin fëmijët mund të zhvillohet në një epidemi ose akoma më keq një pandemi, si koronavirusi, sepse ata e konsiderojnë atë si një sëmundje të pa eksploruar dhe të panjohur.

Nga ana tjetër, ekspertët janë më të qetë pasi theksojnë se mund të ketë një shpërthim për shkak të mungesës së imunitetit të shkaktuar nga masat e rrepta për koronavirusin. Kjo është vala e parë e infeksioneve nga pneumonia mikoplazmatike pasi shumica e masave për të kontrolluar koronavirusin u hoqën.

“Është vala e parë e infeksioneve të pneumonisë së mykoplazmës pasi shumica e masave të kontrollit të koronavirusit u hoqën në fillim të këtij viti,” tha Zhou Huixia, drejtor i qendrës mjekësore të fëmijëve në Qendrën e Shtatë Mjekësore të Spitalit të Përgjithshëm të Kinës PLA.

Mjekët besojnë se pneumonia e re është e lidhur me Mycoplasma pneumonia sepse Kina po përjeton në të vërtetë dimrin e saj të parë pa masa dhe kufizime të rrepta.

Sipas shkencëtarëve, popullata nuk është në rrezik nga një virus i ri, pasi diçka e ngjashme ka ndodhur në Evropë, veçanërisht në Britani por edhe në SHBA pas lehtësimit të masave, ku pati shpërthime të gripit dhe virusit RSV.

Ata paralajmërojnë, megjithatë, se sistemi shëndetësor i Kinës duhet të ketë mjekë të gatshëm, pasi në një periudhë të shkurtër kohore mund të ketë shumë fëmijë të sëmurë, si rezultat i të cilave sistemi shëndetësor do të rëndohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco