Ish kryeministri thirrje izraelitëve: Përdorni armëpushimin për të larguar Netanyahun

Ish kryeministri thirrje izraelitëve: Përdorni armëpushimin për të larguar Netanyahun

14:55, 22/11/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert i ka thënë Sky News se izraelitët duhet të përdorin armëpushimin me Gazën për të dëbuar liderin e tyre aktual, Benjamin Netanyahu.

“Njerëzit nuk mund ta durojnë atë,” u shpreh Olmert.

“Nëse do të ketë një pushim për disa ditë nga luftimet, do të ketë një ndryshim drejtimi dhe ata mund të lëvizin në shtëpinë e tij ose zyrën e tij dhe do të ketë demonstrata të tilla që nuk i kemi parë kurrë,” shtoi ai.

Armëpushimi si pjesë e marrëveshjes për lirimin e pengjeve do të fillojë në orën 10 të mëngjesit nesër.

Ndërkohë, Izraeli pret nesër, pengjet e para që do të lirohen nga Hamasi nga Rripi i Gazës sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Katari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco