Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

OKB: Armëpushimi Izrael-Hamas është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur

OKB: Armëpushimi Izrael-Hamas është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur

14:27, 22/11/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres thotë se OKB-ja do të “mobilizojë të gjitha aftësitë e saj” për të mbështetur zbatimin e armëpushimit Izrael-Hamas.

“Unë e mirëpres marrëveshjen e arritur nga Izraeli dhe Hamasi. Është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur, por duhet bërë shumë më tepër. OKB-ja do të mobilizojë të gjitha kapacitetet e saj për të mbështetur zbatimin dhe për të maksimizuar ndikimin pozitiv në situatën humanitare në Gaza”, tha Guterres në një deklaratë.

Koordinatori i Posaçëm i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme Tor Wennesland mirëpriti gjithashtu lajmet e pauzës katër-ditore.

"Kjo pauzë duhet të përdoret në masën e saj të plotë për të lehtësuar lirimin e pengjeve dhe për të lehtësuar nevojat e rënda të palestinezëve në Gaza," tha ai.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një rrjedhë të vazhdueshme të ndihmave humanitare dhe falënderoi Egjiptin, Katarin dhe SHBA-në për përpjekjet e tyre në lehtësimin e marrëveshjes.

“Të gjitha palët duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të mbështetur këtë marrëveshje të rëndësishme. Ky është një hap i rëndësishëm, por duhet bërë më shumë dhe do të vazhdoj të gjitha përpjekjet për t'i dhënë fund vuajtjeve”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco